Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës/ U thirr pas kallëzimit të vjedhjes së serverëve në zyrat e PL

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.

Vizita e tij lidhet me kallëzimin për vjedhjen e serverave në zyrat e PL. Sipas informacioneve, Meta u paraqit në prokurori si person në dijeni.
Pasi doli nga Prokuroria, Meta tha se ishte i shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij kishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen”, tha Meta.

Top Channel

Burimi