Krifca-fermerëve të Bulqizës: Do të hapet treg në Tiranë ku mund të tregtoni falas

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet sot në njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë. Ajo njoftoi fermerët se në Tiranë do të hapet një treg i madh ku mund të tregtojnë falas fermerët.

Kur erdhëm me Blinda Ballukun në qarkun Dibër, detyrat që na dhanë fermerët ishte mungesa e daljes në treg për fermerët e vogël. U përgatit një projekti ri, për një treg në Bulqizë. Por nëse ka një kryefjalë për aksesin në treg është Rruga e Arbrit. Në Tiranë nuk do të kemi vetëm një monopol të tregut privat, por një treg publik-privat. Do të kemi një treg tjetër ku do të shesin rreth 2000 fermerë, jo vetëm ata të Tiranës por edhe të Dibrës dhe gjithë vendin. Tregtimi do të bëhet falas”, tha Krifca.

Lexo me shume