Krim brenda familjes, 48-vjeçari vret nënën dhe telefonon policinë

Ai vrau nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas thirri policinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Arezzo-s, në Subbiano,  (Itali) në një shtëpi ku jetonin nënë e bir.

Burri, një 48-vjeçar u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermën në Arezzo për të sqaruar nëse tentoi vetëvrasjen pasi shkaktoi vdekjen e nënës së tij. 

Nga rikonstruksioni fillestar i ngjarjes, gruaja u rrah për vdekje, me sa duket  pas një sherri.

“Kam vrarë mamanë hajdeni”, tha 48-vjeçari kur telefonoi policinë rreth mesnatës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurorja kujdestare Françeska Eva. /Abcnews.al./

Lexo me shume