Krim në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe kunatën, më pas qëllon veten me thikë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Stajkovc të Shkupit, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën.
Sipas mediave në Maqedoninë  e Veriut, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në orën 12:00, ku policia ka gjetur me lëndime të shumta në trup dhe në kokë dy bashkëshortët V.K 64-vjeç dhe S.K 57-vjeçe.
Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj ka humbur jetën në spital, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë disa minuta më vonë poolicia ka gjetur të plagosur me shenja thike në trup edhe L.K, vëllai i V.K, i cili është dërguar gjithashtu për ndihmë mjekësore në spital.
Dyshohet se L.K ëhstë autori i dyshuar i vrasjes.

Burimi