Krimi në Klos/ “Do të vras nëse s’ma merr vajzën për nuse”, vëllai i autorit zbardh dinamikën e krimit: S’e dinim se Fiqiriu kishte armë, nisi t’i gjuaj djemve kur…

Të tjera detaje të rënda vijnë nga dëshmia e Fatmir Mjeshtrit, vëllait të autorit të krimit të rëndë në Klos, ku 3 persona humbën jetën dhe u plagosën dy të tjerë pas sherrit për një vajzë.

Fatmiri tregon për News24, se ishte pikërisht mbesa e tij 17-vjeçare që u bë mollë sherri.

“Ose ta marri ta bëjnë nusen e vetë, ose kam për ta vrarë. Unë se mora seriozisht, se ka qenë shumë i qetë. Më tha; ke për t’ja thënë këtë gjë. “Do të vras çunin nëse s’më merr vajzën për nuse”, këtë ia thash që më tha vëllai. I thash; lerë mo vëlla se punë kalamajsh. Më tha; ka lënë çupa shkollën është në depresion. I kam thënë babait të vetë; ka për të ndodhur kjo gjë nëse nuk bëhet kjo gjë, do ta vrarë. Ikni mendohuni mirë në shtëpi, mblidhni dajat, xhaxhallarët, nënën dhe motrat dhe vendoseni. Kaq më ka thënë vëllai. Skam qejf që të ndodh kjo ngjarje. Ka marr djalin dhe erdhi prapë të nesërmen. Kërkoi takim me vëllain tjetër, Bensikun. U ulën në kafe. Aty erdhi dhe baba i djalit, Iliri. Diskutuam mbi 1 orë. E lamë që të bëhej gjëja më e mirë. Dhe vëllai, Fiqiriu ishte në kafe. I thamë; na e lër ne këtë punë. Më pas u ngritëm dhe i thamë do e vendosim. Jemi ngritur. Kemi dalë. Ka dalë dhe Besniku. Ata kanë shkuar të bisedojnë. Kishin marrë dhe kushëririn e vetë dhe ishin afruar prapë. Ne ikëm te një lokal të hanim drekë, me vëllain dhe nipin. Vëllai erdhi në shtëpi dhe tha; më ka ngelur merak, do pyes gocën për nja dy gjëra. Po mirë i thashë, por mos e streso gocën se është fëmijë. Në momentin kur kemi qenë duke ngrënë bukë e mori në telefon vëllain tim, Besnikun, Ilir Shira. I tha; Besnik eja dhe pimë një kafe. U vonuam 20 minuta dhe i thamë erdhëm se jemi pak larg. U ul vëllai Besniku, me vëllain tim, Fiqiriun dhe kushëririn e tyre, Ferit Shirën, kushëririn e tij. Po diskutonin të njëjtat gjëra; më mirë që ta marrësh nusja djali se sa të jemi në stres. Në këto momente isha në këmbë para lokalit, se ishte vëllai i madh atje. Më thotë baba i Shirës; hajde, hajde se jemi në brendësi të muhabetit. Më thotë; i kemi zbardhur tabulatet dhe djali im nuk është aq fajtor sa e keni bërë ju, mos e bëni kaq tragjike. Nisi të më nxjerrë mesazhet ai. Këto mesazhe i ka shkruajtur vet ai, sikur ishte goca. Këto mesazhe mund t’i zbardhë prokuroria. Ai tha; goca juaj ka pasur lidhje dhe me një tjetër, Hasulën. A mund ta marrësh në telefon tha atë djalin? Po i thashë. Shira kërkon një kontakt me djalin tuaj. Më pas ai erdhi ai me babain. Kur u takuan dy kushërinjtë nisën të talleshin dhe e morën me shaka. “Jo e ke takuar ti”, ‘Jo e kam takuar unë në parukeri”, “Merre ti për nuse”. Erdhi vëllai pastaj dhe nisi; ore po talleni ju? Ata thanë; jo nuk merr fund. U ngrit vëllai nga tavolina dhe u rrotullua. Menduam se prej stresit u ngrit me ikë, jo se ka pasur armë me vete. Se dinim, s’do e lija me vepruar. Bëri sikur iku 1 metër. Pastaj s’i kemi dhënë dum muhabetit. Bam e bam, por vetëm kriste arma dhe përplaseshin përtokë. Por unë nga frika ika me vrap. Besniku më guximtar, qëndroi pas se ngeli njëri prej tyre nga pas. Besniku shkoi të ndihmonte një nga çunat që kërkonte ndihmë, ishte ai Hasula. Vëllai im frenoi në vend. Ai tha do i japim ndihmën e shpejtë; ta ndihmojmë ta çojmë në spital. Vëllai iku me vrap drejt shtëpisë. Kishte ardhur nga sipër katundit dhe ishte afruar afër shtëpisë. Na bëri thirrje policia, po ne këtu ishim. Më thanë policia më jep numrin e vëllait, Fiqiriut. I thashë; hajde dorëzohu. I folëm të gjithë, dorëzohu. Se burgu për burrat është. Njeriu i gjallë e ka aftësinë, bërë ato që bëre, s’bërë mirë, por e bëre.”, tha vellai.

Lexo me shume