Kriminaliteti në vitin 2023, Çela raporton nga Komisioni i Ligjeve

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, ka raportuar veprimtarinë e gjatë vitit 2023.
Sipas Çelës, në 2023 kemi një rënie të procedimeve penale, konkretishtë për 100 mijë banorë janë regjistruar 872 procedime, ndërsa në 2022 janë regjistruar 920mijë procedime.
“Përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme të 38% të prokurorëve si pasojë e procesit të vlerësimit kalimtar. Megjithatë, me gjithë problemet me mungesat e theksuara në organikë, prokurorët kanë ushtruar me përgjegjshmëri kompetencat bazuar në kuadrin ligjor. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100 mijë banorë gjatë 2023, është 872. Ndërsa në 2022 ka qenë 920, pra kemi një ulje sa i përket këtij treguesi. Në vitin 2022 përqindjen më të ulët të kriminaliteti për 100 mijë banorë e ka qarku Dibër, ndërsa më të lartë qarku Vlorë. Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31.7%. Në vitin 2023 vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit”, tha Çela.

Burimi