Kriza energjetike, presidentja e KE njofton paketën e ndihmës: 80 mln euro për të lehtësuar kostot, 500 mln euro investime në rajon

Presidentja e Komisionit Europian ka thënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se hapja e negociatave ishte sukses i Shqipërisë.

“Erdha këtu për herë të fundit fhe në korrik ju keni filluar negociatat me BE. isha vërtet e kënaqur që isha me ju në atë moment. Por më lejoni të përsëris atë që thashë atëherë: ky është suksesi juaj, janë rezultat i viteve plot durim. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit dhe kjo ka sjellë negociatat. Ju keni treguar përkushtimin ndaj vlerave të BE dhe përgigjen ndaj Rusisë për luftën e Ukrainës. Ju falenderoj që keni ruajtur rregullin ndërkombëtar në përputhje me rregullat e OKB. Shqipëria po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE”, tha ajo.

Von der Leyen u ndal edhe tek kriza energjetike në Euroë dhe shantazhin që po bën Rusia me anë të burimeve energjetike. Ajo njoftoi paketën e BE për rajonin dhe tha se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e kostove të çmimeve të larta të energjisë.

“Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të haoim është me anë të unitetit dhe solidaritetit. Jemi pjesë e një unioni për energjinë, prandaj po propozojmë një paketë mbështetëse për enrgjinë në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset familjet qytetarët. Është një grant 80 milionë euro. Pjesa e dytë ka të bëjë me mbështetjen që do të vijë pas janarit, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë. Po flasim 500 milionë euro në grante për të investuar në infarstrukrturën energjetike në gjithë rajonin”, tha presidentja

Lexo me shume