Kriza/ Protestojnë edhe të verbrit; duan rritje të ndihmës financiare dhe lehtësira në lëvizje

Në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’ të verbrit protestuan  në Tiranë për më shumë mbështetje.

 

Ata kërkuan Kemp më të lartë për të përballuar çmimet, infrastrukturë më të mirë për lëvizjen, trajtim si të tjerët në transportin publik urban  si dhe semaforë akustikë në kryqëzime dhe rrugë kryesore.

 

ARDJAN HYSA

PRESIDENTI I SHOQATËS TË TË VERBËRVE

 

Duhet të ishte caktuar një zyrtar për të bashkëpunuar me ne. Jemi munduar të shtrijmë dorën sepse e kemi të nevojshme të domosdoshme. nuk kemi pse mënjanojmë mundësitë që do të përmirësonte jetën e të verbërve të Tiranës e jo vetëm. Duhen semaforë akustikë, në institucione duhen shkrime Brile. Fonde ka plot. pse na detyroni të marrim iniciativa që nuk do të ishin në nderin e shoqërisë kryeqytetase. Kur në kryeqytet nuk ekzistojnë këto mundësi në zonat rurale nuk janë zero, por minus.

 

 

Në ditën që u dedikohet atyre, ata u shprehën se ndihen të diskriminuar në krahasim me kategoritë e tjera të shoqërisë.

 

Përmes një proteste simbolike, ata marshuan nga Pallati i Kongreseve drejt Bashkisë Tiranë, ku kërkuan edhe rritje të ndihmës sociale dhe punësim për personat e verbër.

Lexo me shume