Krizë Roma-Dybala, sulmuesi argjentinas rrit pretendimet për pagën_664368d44178c.webp

Krizë Roma-Dybala, sulmuesi argjentinas rrit pretendimet për pagën

Ajo e Romës dhe Paulo Dybalas rrezikon të mos jetë një histori me një fund të lumtur. La Joya, i cili mbërriti në kryeqytet në verën e vitit 2022, tani po përjeton një periudhë jo dhe aq pozitive.
Prej më shumë se një viti, negociatat intensive janë duke u zhvilluar mes lojtarit dhe klubit për të rinovuar kontratën aktuale që skadon më 30 qershor 2025.
Në kohën kur zgjodhi Romën, Dybala vendosi të ulë pagën e tij në krahasim me pretendimet e bëra ndaj Juventusit dhe Interit. Në fakt sot, futbollisti fiton 4.5 milionë euro plus bonuse dhe aktualisht synon që të arrijë të paktën 7 milionë euro pagë bazë.
30-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje, ku ka realizuar 13 gola këtë sezon.

Burimi