Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK_663a336088884.jpeg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha në një intervistë pak ditë më parë se do të dorëzonte vetë në SPAK dosjet me informacionet për inceneratorët.
Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë të mbledhur disa qytetarë, mes të cilëve edhe Klevis Balliu. Qytetarët i kanë thirrur: “‘O hajdut. Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

Raportohet se Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët e tij.
 
 

Burimi