Kryeministri Rama: Europës i duhet një sistem i përbashkët për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një sistem të përbashkët mbrojtjeje të kontinentit europian për çështjet e sigurisë kibernetike. Gjatë fjalës së tij në kongresin e Partive Socialiste Europiane, Rama foli për sulmin e Iranit kundër vendit tonë. Ai ka paralajmëruar se ky sulm nuk do të jetë i vetmi.
“Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë. Më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për çështjet e emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo problemtatikë ka qenë kryefjala e verës për autoritetet britanike.

“Qeveria britanike na thotë që duhet t’i ndalim. Si mund të jetë puna e qeverisë shqiptare të vërë rregull në kanalin atje, nuk e di? Por e di që nëse nuk arrijmë të shkojmë në burimin e problemeve, dhe nëse vijojmë të flasim për Europën e bashkuar dhe më pas nuk veprojmë kur bëhet fjalë për të vepruar bashkë, do të humbim, dhe do të humbim shumë”, tha Rama. “Sepse demokracitë kanë një disavantazh të madh kur bëhet fjalë për luftën ndaj autokracive. Kufiri i dhimbjeve për njerëzit që jetojnë në autokraci është shumë më i lartë se sa ai i njerëzve që jetojnë në demokraci”.

Lexo me shume