Kryeministrja britanike shkarkon Ministrin e Financave, qëndroi në detyrë vetëm 38 ditë

Ministri britanik i Financave, Kwasi Kwarteng është shkarkuar nga detyra këtë të premte nga kryeministrja, Liz Truss.

 

 

Kwarteng është shkarkuar nga detyra vetëm disa javë, konkretisht 38 ditë pas emërimit, pasi ai dhe kryeministrja Liz Truss, shpalosën një plan financiar që tronditi tregjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe alarmoi agjencitë financiare globale.

 

 

Lëvizja e fundit do të thotë që Truss ka rrëzuar një nga aleatët e saj më të ngushtë dhe ka pranuar humbjen e vizionit ekonomik që ajo promovoi gjatë gjithë verës dhe në javët e para të qeverisjes së saj.

 

 

Britania së shpejti do të ketë kancelarin e saj të katërt në pak muaj.

 

 

Por mbetet për t’u parë nëse shkarkimi i ministrit do të jetë mjaftueshëm për të shpëtuar vetë kryeministren, Truss.

 

 

Kwarteng mban vendin e dytë për kohën e shkurtër në krye të financave.  I pari ishte në vitin 1970, Iain Macleod i cili e mbajti postin e Ministrit të Financave vetëm 30 ditë pasi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

 

 

Lexo me shume