Kryeministrja e Lituanisë kalon në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër presidentit aktual_66424efc7f3f6.webp

Kryeministrja e Lituanisë kalon në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër presidentit aktual

Kryeministrja lituaneze Ingrida Simonyte celebronte dje me mbështetësit e saj arritjen e raundit të dytë në zgjedhjet presidenciale të vendit baltik, pasi kundërshtari i saj, presidenti aktual Gitanas Nauseda, nuk arriti të merrte maxhorancën e kërkuar.
Kështu që presidenti dhe kryeministrja e vendit përballen në votën finale të 26 majit, ku i pari llogaritet më i avantazhuar.Presidenti i vendit ish-sovjetik Gitanas Nauseda llogaritet se ka rreth 46 përqind të mbështetjes, ndërsa kryeministrja Ingrida Simonyte ka 16 përqind.
Retorika e zgjedhjeve është dominuar nga ‘rreziku rus’ dhe të gjithë kandidatët e vendit anëtar të NATO e BE, kanë rënë dakord për rritjen e shpenzimeve ushtarake kundër kërcënimeve të perceptuara.Nauseda 59-vjeçar, tha se ka besim në fitoren e tij prandaj “nuk nevojitet strategji” për fushatën e tij kundër Simonyte, shkruan rrjeti AFP. Ndërsa 49-vjeçarja me pikëpamje liberale thotë se mbështet martesat e të njëjtit seks, që është një temë e kontestuar në vendin me shumicë katolike.
Pensionistja vendase Aldona Majauskiene, 82, tha për rrjetin AFP nuk do të votojë për “fytyra të bukura” por për ata që përmirësojnë sigurinë dhe ekonominë e vendit.Simonyte ka humbur edhe më parë në garën për presidente ndaj Nauseda në 2019.

Burimi