“Kubi i Francës” në Piramidë, Rama: Është një destinacion të ri i kulturës, edukatës dhe teknologjisë_66430f7fe1292.jpeg

“Kubi i Francës” në Piramidë, Rama: Është një destinacion të ri i kulturës, edukatës dhe teknologjisë

Është hapur në Piramidë “Kubi i Francës” në kuadër të javës Franceze. Bëhet fjalë për ekspozitën e skulpturës “Richard Orlinski”.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti “Kubin Francez” një destinacion të ri të kulturës, edukatës dhe teknologjisë.
“Mirëmëngjesi dhe me hapjen e Kubit të Francës, një destinacion i ri i kulturës, edukimit, teknologjisë në majën e Piramidës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kubi francez, u çel me pjesëmarrjen e kryeministrit, ambasadores së Francës, Chaterine Suard, të dërguarit me punë të SHBA, David Wisner, kryebashkiakut Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar.
Hapja e këtij destinacioni të ri për të rinjtë dhe jo vetëm është në kuadër të Javës Ndërkombëtare Kulturore Franceze në vendin tonë, siç është bërë traditë tashmë prej 3 vjetësh.

Top Channel

Burimi