Kujdes nga virozat! Shtohen pacientët fëmijë, të moshuar dhe të sëmurët kronikë

Ardhja e stinës së vjeshtës shoqërohet me ndryshimin e temperaturave, çka sjell edhe rritje të pacientëve që paraqiten tek mjeku i familjes.Ata trajtohen në bazë të simptomave, që sipas bluzave të bardha zgjasin vetëm pak ditë.

“Ka patur rritje të pacienteve në qendra shëndetësore me probleme si infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, virozat e shumta, gastrointeritet. Këto kohë ka patur numër të shtuar, kryesisht moshat e moshuara, fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronikë. Mund të ketë pasur mestarisht 6-7 vizita në ditë, pacientë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, diarre, dhimbje koke, pafuqi. Zakonisht simptomatike e lehtë, zgjasin diku deri në 3-4 ditë, dhe maksimalja deri në 7 ditë te persona që kanë dhe probleme të tjera shëndetësore”, tha Ornela Çela, mjeke familje.
Tek moshat e vogla, virozat përhapen edhe më shumë për shkak të frekuentimit të kopshteve dhe çerdheve, çka e bën më të lehtë transmetimin nga njëri fëmijë tek tjetri.

“Fëmijët janë mosha që shkojnë në kopshte, çerdhe, shkolla, janë viroza që transmetohen nga një fëmijë tek tjetri. Mosha nën 5-vjeç që kanë një imunitet më të dobët, me dhimbje fyti, me temperaturë, rrallëherë në bronike dhe bronopleumoni”, u shpreh mjekja.
Por këto vizita tek mjeku i familjes janë të zakonshme në këtë periudhë, ku ndryshe nga vjeshta e kaluar, janë ta rralla rastet që paraqiten me Covid.
“Është mëse normale, për fat të mirë  raste me Covid nuk kemi pasur dhe mbetemi vetëm në kuadrin e virozave”, shtoi më tej Ornela Çela, mjeke familje.

Top ChannelLexo me shume