Kujtimet e Merkel-it do të publikohen në fund të nëntorit! Jeta e ‘gruas së hekurt’ të Gjermanisë

Kujtimet e ish-kancelares gjermane, me titull “Liria. Memoirs 1954-2021”, do të publikohet në fund të nëntorit, tre vjet pas përfundimit të mandatit të saj 16-vjeçar, njoftoi sot botuesi i saj. Angela Merkel, e cila drejtoi Unionin Demokratik Kristian (CDU) konservatore, kapërceu një sërë krizash gjatë mandatit të saj, duke përfshirë fluksin e madh të emigrantëve në Evropë në 2015 dhe pandeminë Covid-19.
Ish-kancelarja ishte bashkëautore e librit me këshilltaren e saj politike për një kohë të gjatë, Beate Baumann. Sipas shtëpisë botuese Kiepenheuer & Witsch, libri do t’i referohet jetës së Merkelit në dy shtetet gjermane, 35 vjet në Gjermaninë Lindore komuniste dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.
Në deklaratën për shtyp, Merkel, e cila lindi në Hamburg në vitin 1954, por u shpërngul në Gjermaninë Lindore me familjen e saj pak më vonë, tha se çështja e lirisë, politike dhe personale, e kishte preokupuar gjatë gjithë jetës së saj.
“Pa demokraci nuk ka liri, nuk ka shtet kushtetues, nuk ka mbrojtje të të drejtave të njeriut”, thotë ajo.
Në nivel personal, shton ajo, liri do të thotë “të mos ndalosh së mësuari, të mos kesh të qëndruar në vend, por të jesh në gjendje të ecësh përpara, edhe kur largohesh nga politika”.
Libri do të dalë në më shumë se 30 vende, njoftoi shtëpia botuese. Merkel ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës për 16 vjet midis 2005 dhe 2021. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që u bë kancelare e Gjermanisë.

Burimi