Rusia ka tërhequr oficerët e saj në qytetin Kherson, të aneksuar nga Rusia përtej lumit Dnieper, në pritje të një avancimi të trupave ukrainase.
Për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës, ndërsa rusët përfundonin tërheqjen e tyre, Moska ka lënë disa forca të sapomobilizuara dhe papërvojë në anën tjetër të lumit.
Lëvizjet e trupave vjen pasi ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë vazhduar kundërofensivat e tyre në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.
Të shtunën, autoritetet e vendosura nga Rusia në Ukrainë, u thanë të gjithë banorëve të Khersonit që të largoheshin menjëherë përpara kundërofensivës ukrainase për të rimarrë qytetin.
Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës rajonale të mbështetur nga Rusia në Kherson, tha se mbi 20,000 civilë ishin evakuuar deri më tani.
Rusia ka marrë në kontroll Khersonin që në ditët e para të fillimit të luftës.
/abcnews.al
br> br>Lexo me shume