Kungulli i pabesueshëm 1150 kg vendos rekord në kompeticionin në Kaliforni (fotot)

Një mësues kopshtarie nga Minnesota ka vendosur dje një rekord të ri në SHBA për kungullin më të rëndë që tregonte në peshore plot 1150 kilogramë.

Travis Gienger, nga Anoka në Minnesota vendosi rekordin e ri në konkursin e përvitshëm të peshës së kungujve në veri të Kalifornisë.
Gienger kishte udhëtuar për 35 orë me makinë me perimen gjigante, por mundimi i tij u shpërblye me çmimin e parë në kompeticionin e 49-të Peshimit të Kungujve në Half Moon Bay, në jug të San Francisco.

Gienger, ka fituar gjithashtu të njëjtin kompeticion në vitin 2020.
Ndërkohë është një fermer në Itali që mban rekordin botëror për kungullin më të rëndë, me të cilin ka fituar rekordin në Guinness 2021.
Superkungulli 1226 kg ishte rritur në fermën Agritalia, në Peccioli pranë Livornos.
Fermeri fitues, 39 vjeçari Stefano Cutrupi ka fituar edhe herë të tjera rekorde me produktet e tij, kryesisht kungujt.
Ai thoshte asokohe: “Është një kënaqësi e madhe. Prapa rezultatit qëndron një punë e madhe, studime e sakrifica. Shërbimet për një kungull të këtyre dimensioneve zgjasin për 180 ditë të vitit, që prej mbjelljes deri në sezonin e marsit”.

FOTO GALERI
1/4

Një mësues kopshtarie nga Minnesota ka vendosur dje një rekord të ri në SHBA për kungullin më të rëndë që tregonte në peshore plot 1150 kilogramë.

Top ChannelLexo me shume