Kupa e Shqipërisë, Kukësi dhe Egnatia përplasin sot “brirët” në “Air Albania” për trofeun! Ja kur zhvillohet ndeshja

Sot dy skuadra do të luftojnë për të fituar trofeun e parë të sezonit, Kupën e Shqipërisë. 
Kukësi dhe Egnatia do të sfidojnë njëra tjetrën në finalen që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë sfidë, por edhe si kampionë në fuqi. Të besuarit e Tetovës janë në garë edhe për trofeun e Superiores teksa do të përballen me Vllazninë të dielën në orën 20:00.
Ndërsa verilindorët do të duhet të japin shpirtin në fushë për të mos dalë pa asgjë këtë sezon duke qenë se ranë nga kategoria. Sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.
NDESHJA SOT
KUKËSI-EGNATIA ORA 19:00.

Burimi