Kupa/ Finalja, Kukësi- Egnatia domosdoshmëri për trofe e …para

Sot ora 19:00 (Air Albania’ Tiranë, finalja e Kupës së Shqipërisë Kukësi- Egnatia
Do të zhvillohet këtë mbrëmje finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 72-të, ndërmjet Kukësit dhe Egnatias. ‘Në Air Albania Stadium’ me strt orën 19:00 dueli i dy skajeve të renditjes përfundimtare të Abissnet Superiore me rrogozhinasit që mbyllën 36 javë në vend të parë dhe verilindorët të cilët u rrëzuan nga kategoria.
Megjithatë kjo finale intrigon. Fakti që vlerat e trofeut, pjesëmarrja në europë (në këtë rast Kukësi, pasi Egnatia thuajse e ka të siguruar) dhe ca lekë të shtuara në arkat e klubeve respektivë, rrisin oreksin e klubeve me finalen e parë në Kupë mes tyre.
Kukësi nuk e sheh vetën aspak inferior pasi edhe pse dështoi në kampionat, javët e fundit të tij me Devollin në timon por dhe pse eleminoi gjigandët e futbollit shqiptar Tirana e Partizani në fazat paraardhëse të Kupës, bën që ata të luajnë pa kurrëfarë inferioriteti këtë finale.
Gjithësesi, Egnatia ka cilësi dhe ‘kall’ frikë’. Rrogozhinasit mbyllën në vend të parë kampionatin dhe mbetën fituesit në fuqi të kompeticionit të dytë të rëndësishëm në vend. Pa folur për organikën e pasur dhe hallkat funksionuese të një klubi serioz.
Formacionet:
Trajneri Bledar Devolli i ka të gjithë lojtarët të gatshëm. Pikat e forta konsiderohen portieri Tafas, mbrojtësi Zhongo, anësorët Salami e Hasaj dhe sulmuesi Solodovnikov.
Te Egnatia mungesë e madhe ajo e Albano Aleksit (kartonë). Mirpo për teknikun Tetova alternativat janë goxha dhe sot futbollistë si Malota, Ndreca, Fangaj, Zejnullai, Fernanado, Spahiu,Ibrahimoglu të bëjnë dieferencën në fushë./Sportiim.al/

Vazhdo leximin

Burimi