Kur, si dhe pse lindën duartrokitjet?

Duartrokitjet shoqërojnë zakonisht zgjedhjen e një personi në një post të rëndësishëm politike, një shfaqje në skenë që na ka pëlqyer, një kampion që fiton në Lojërat Olimpike, apo homazhet për një person të veçantë që nuk është më në jetë…

Historia, jo vetëm ajo e dekadave të fundit, është plot duartrokitje:nga entuziastet, tek atoironiket, të drejtat apo të padrejtat, spontanet apo të nxitura enkas. Impulsi i pavetëdijshëm, me origjinë nga truri, për të shkarkuar një tepricë energjie dhe ndjenjash, është shndërruar me kalimin e kohës në një gjest konvencional, që diktohet më shumë nga normat shoqërore sesa nga emocionet.

Por kur filluan të duartrokisnin njerëzit me vetëdije? Në Librin e Psalmeve (për të cilin disa studiues thonë se daton që në shekullin XI Para Erës Sonë), hebrenjtë inkurajoheshin tëvepronin kështu:”Të gjithë popujve ju them duartrokitni! Përshëndeteni Zotin me britma gëzimi”.

Dhe si një gjest miratimi, duartrokitjet u zyrtarizuan në shekullin V Para Krishtit në Greqinë e lashtë. Në teatër, të veshur kryesisht me të bardha, 14 mijë spektatorët i shprehninemocionet e tyre në mënyrë të çuditshme, mes shpërthimeve të lotëve për çastet e mjeshtërisë së jashtëzakonshme aktoriale, dhe me duartrokitje të zhurmshme të shoqëruara me britma.

Edhe romakët e lashtë ishin praktikues të këtij gjesti. Madje sjellja e tyre përballë ekzekutimeve publike apo përleshjeve të gladiatorëve, ishte aq e zhurmshme, saqë perandori August u detyrua të disiplinonte duartrokitjet, duke iu dhënë spektatorëve sinjalin kur duhej të nisnim të duartrokisnin, siç ndodh sot në transmetimet televizive.

Publiku romak, heterogjen, kryesisht i vrazhdë dhe i shpërqendruar, shkonte në teatër vetëm sepse hyrja ishte e lirë. Shpeshherë ai mërzitejn, ndaj në shekullin I të Erës Sonë ishin vetë autorët e shfaqjeve, ata që ua kujtonin atyre detyrën e duartrokitjeve.

“Nunc, spectatores, valete et nobis clare plaudite” (Tani, lamtumirë spektatorë, një duartrokitje e këndshme për ne”), ishte formula më e zakonshme për të mbyllur një shfaqje. Midis fundit të Republikës dhe fillimit të epokës perandorake, rëndësia e duartrokitjeve kaloinga teatri në skenën politike.

Arsyeja ishte e njëjta me atë të politikanët të sotëm:ata kishin nevojë për ndjekës. Ndaj fjalët që tha perandori August miqve të tij në shtratin e vdekjes, nuk janë të rastësishme:”Komedia mbaroi, duartrokitni!”. Ndërkohë po në Romë, kishte burra të gatshëm të duartrokisnin këdo në këmbim të parave.

Disa kompani teatrore punësuan një duzinë njerëzish të tillë, për të manipuluar reagimin e publikut, për të zgjatur duartrokitjet, apo për të fishkëllyer shfaqjet e rivalëve. Dhe si “aktorë” të mirë të politikës, të njëjtën gjë bënë edhe perandorët, për të shmangur heshtjet e sikletshme teksa kalonin midis turmës.

Neroni angazhoi mbi 5 mijë të rinj të pashëm, duke i paguar 400 mijë sesterca secilin. Detyra e tyre:të duartrokasin gjatë kohës që këndonte perandori. Për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, asnjëri prej tyre nuk mbante unaza në dorën e majtë.

Në fakt perandori romak, ishte një tip shumë kërkues, dhe nuk mjaftohej me duartrokitjetnormale. Ai donte ato që kishte dëgjuar gjatë udhëtimit për në Aleksandri të Egjiptin:”tullat”, “tjegullat” dhe “bletët”.

E para ishte një duartrokitje me pëllëmbët e hapura. Për të dytën duart përkuleshin pak a shumë sipas formës së pllakës romake. Ndërsa e treta, ishte një lloj gumëzhime e bërë me gojën mbyllur, e cila ngjante shumë me gumëzhitjen e një tufe të çmendur bletësh.

Epoka e duartrokitjeve me pagesë, u rishfaq në teatër rreth fundit të shekullit XVI. Gjatë gjithë atij shekulli, në oborret e familjeve të mëdha në epokën e Rilindjes që organizonin shfaqje private, askush nuk mund të duartrokiste kurrë më gjatë dhe më fort se sa princi ose i zoti i shtëpisë.

Por kur në Evropë filluan të shfaqen teatrot e para publike, përdorimi i claque (nga frëngjishtja duartrokitës) u kthye sërish në modë. Në përgjithësi, merita e ringjalljes së kësaj praktike të lashtë i atribuohet poetit francez Zhan Dura (1508-1588), që për premierën e dramave të tij, blinte një tufë biletash me paratë e tij për t’ua dhënë atyre që premtonin se do të duartrokisnin.

Duke filluar nga viti 1820, në Paris u shfaqën agjenci të specializuara që ofronin profesionistë të vërtetë duartrokitjesh. Kostot rriteshin sipas llojit të shërbimit, nga duartrokitjet e “kulturuara” tek ato entuziaste. Për të mbështetur këngëtarët e operës në vitin 1919 në teatrin La Scala në Milano, çmimi për duartrokitësit ishte 25 lireta (30 euro sot) për burrat dhe 15 lireta për gratë.

Sigurisht përgjatë historisë ka pasur edhe njerëz që nuk kishin nevojë të paguanin, siç ishte për shembull lideri sovjetik Stalin. Në librin e tij “Arqipelagu Gulag” shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin, tregon për rastin e një konferencë partiake, ku pjesëmarrësit e mirëpritën ardhjen e liderit të tyre me 10 minuta duartrokitje duke qëndruar në këmbë.

Duke e ditur reputacionin e tij të tmerrshëm, askush nuk donte të ndërpriste ovacionet. I pari që ndërpreu duartrokitjet ishte drejtori i një fabrike letre, që u ul, duke i dhënë mundësinë të tjerëve të ndiqnin shembullin e tij. Por kur takimi përfundoi, ai u arrestua.

Lexo me shume