Kur tiroidja të sëmur, efektet negative dhe shenjat që jep trupi

Miliona njerëz në botë kalojnë jetën me sëmundje kronike për të cilat nuk janë në dijeni.

Simptomat e këtyre problemeve shëndetësore mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme.
Bëhet fjalë për plogështinë, lodhjen, mungesën e përqendrimit, ankthin dhe simptoma të tjera.

Por këto simptoma nuk janë aspak normale, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.
Këto simptoma janë tipike të njerëzve të prekur nga hipotiroidizmi.
Cilat Janë Funksionet E Tiroides?
Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.
Kur puna e tiroides ngadalësohet, në organizëm krijohet një efekt domino që prek stomakun, muskujt, trurin dhe zemrën.
Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.
Çrregullimet më të përhapura janë: hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tumoret e të tjerë.
Në 50% të rasteve, këto çrregullime janë të padiagnostikuara, për shkak të mungesës së vizitës te mjeku.
Shenjat Paralajmëruese Kur Tiroidja Ka Probleme
Përtharja Dhe Enjtja E Lëkurës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptoma të tilla janë më të ashpra sidomos në muajt e dimrit.
Ato shoqërohen me zverdhje të lëkurës, çarje të thembrave, kruarje të skalpit dhe ekzemë.
Prishjet e ekuilibrave hormonale dhe problemet e hipotiroidizmit apo hipertiroidizmit manifestohen menjëherë në lëkurë.
Këto simptoma janë më të përhapura tek gratë.
Mungesa E Energjisë
Lodhja dhe mungesa e energjisë është një nga shenjat më të qarta të problemeve me tiroiden.
Përdorimi i duhanit, kafesë dhe sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simptoma.
Njerëzit mund të ankohen se e kanë kokën të rëndë, humorin e keq dhe ndihen të lodhur.
Për të përmirësuar situatën, ata duhet të marrin mangan, vitamin B12, jod dhe zink.
Problemet Me Tretjen
Njerëzit e prekur nga problemet me tiroiden ankohen gjithmonë për problemet me tretjen.
Këtu përfshihen konstipacioni dhe diarea.
Konsipacioni vërehet tek njerëzit e prekur nga hipertiroidizmi, kur tiroidja prodhon shumë hormone ndërsa diarea tek rastet e hipotiroidizmit, kur prodhon pak hormone.
Luhatjet E Peshës
Ritmi i metabolizmit tek njerëzit e prekur nga hipotiroidizmi është tepër i ulët.
Kur kjo ndodh, shtimi në peshë në rast hipotiroidizmi, është mëse i dukshëm.
Nga ana tjetër, pacientët e prekur nga hipertiroidizmi vuajnë nga një rënie e pashëndetshme në peshë./AgroWeb

Top ChannelLexo me shume