Kurbani i Athinës/ Jep dorëheqjen drejtori që pohoi se shkoi me detyrim në mitingun e Ramës: Bëra shaka_6643478c418ab.png

Kurbani i Athinës/ Jep dorëheqjen drejtori që pohoi se shkoi me detyrim në mitingun e Ramës: Bëra shaka

Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku njoftoi këtë të martë dorëheqjen nga detyra pas transmetimit të pamjeve ku pranonte se kishte shkuar i detyruar në takimin e kryeministrin Rama me emigrantë në Athinë.
Në fjalën e dorëheqjes, Marku pranon se akti erdhi pas publikimit të deklaratave të tij, por thotë se nuk i qëndron asaj ç’ka deklaruar.
Ai shprehet se me trupën e teatrit ishte në një aktivitet në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, dhe sipas tij, grupi i ka kërkuar drejtorit të ishin pjesë e aktivitetit të Ramës. Kjo sipas tij, është arsyeja se pse ai bashkë me trupën e aktorëve, kanë shkuar në miting.
Madje, shprehet se me deklaratën e dhënë pa e ditur se po filmohej, ka bërë “shaka”.
“Keni ardhur me dëshirë apo me…”, pyetet Marku. “Të dyja bashkë. Si të gjithë edhe estrada. Në Fier nuk ka ngelur njeri fare. (Qesh)”, përgjigjet ai gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin e emisionit “Piranjat”.
Ndërsa në versionin e kësaj të marte thotë: E gjithë biseda e bërë me bashkëbiseduesin dhe e publikuar në rrjetet sociale ka dalë jashtë kontekstit. Ajo është një bisedë me doza shakaje, të cilën të gjithë mund ta kumtojnë, ironie, e provokuar nga një i panjohur të cilit i jam përgjigjur po me doza ironie dhe doza shakaje njëkohësisht…
Më tej gjatë fjalimit të tij, pretendon se “ishte dëshira ime që më bëri pjesë e këtij takimi” dhe jo “detyrimi partiak apo ndonjë urdhër”.

Lexo edhe:

Burimi