Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka bërë thirrje për qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat nga ato ilegale të Serbisë në targa legjitime RKS.
Këtë thirrje Kurti e bëri të enjten para takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Sot kemi takim me Ursula von der Leyenin, dhe kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Kurti gjatë paradites të së enjtes vendosi gurthemelin e çerdhes në afërsi të Shkollës së Gjelbër “Model” në Prishtinë.
Edhe pse pati kërkesa nga partnerët ndërkombëtarë për shtyrje, afati për konvertimin e targave përfundon më 31 tetor.
Deri më 31 tetor qytetarët serbë mund të konvertojnë targat pa pagesë.
br> br>Lexo me shume