“Kush bën teatër, do dalë para demokratëve si personi që pengoi bashkimin”, Bardhi: Në parim “Primaret” janë të mira, në praktikë…

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se ka hyrë në negociata për bashkimin e PD me një skenar të qartë.

“Kam hyrë në bisedime vetëm me një skenar në kokë, kush po bën teatër e teatër me arsye për të arritur qëllime të tjera do dështojë e do dalë përballë demokratëve si personi që pengoi bashkëpunimin për të mundur Ramën”, tha ai.

Bardhi ka folur edhe në lidhje me Primaret brenda PD, të cilat i quajti në parim shumë të mira, por ë praktikë tha se ekziston mundësia të copëtojnë edhe

“Primaret në parim është gjë shumë  e mirë por ka pikëpyetjet e veta që duhet të sqarohen. Nëse nuk na çojnë në bashkim por në copëtim më të madh duhet të prevalojë interesi i demokratëve për të mundur Ramën. Gjatë kësaj periudhe kam taklluar individë që kanë menaxhuar primare dhe më kanë sqaruar problematikat”, tha ai.

(BalkanWeb)

Lexo me shume