Kush ishte spikeri i radios që ndërroi jetë gjatë transmetimit “live”

Paraditen e së hënës, producenti i njohur radiofonik, Tim Gough teksa ishte në transmetim direkt me emisionin e tij dha frymën e fundit në studio.

Më konkretisht, ndërsa Gough po bënte emisionin e tij në stacionin lokal GenX Radio, me qendër në Suffolk, Britani, shfaqja ndaloi së luajturi në mes të një kënge dhe rifilloi disa minuta më vonë, por producenti i radios nuk u kthye dhe stacioni i radios njoftoi se ndërroi jetë.

GenX Radio shkroi për vdekjen e papritur të Gough:

 “Jemi të dëshpëruar t’ju informojmë se miku ynë i dashur dhe prezantuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë sot teksa prezantonte programin e tij. I dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, djalit, motrës, vëllait dhe nënës së tij. Tim bëri atë që donte. Ai ishte 55 vjeç”.

Drejtori i Përgjithshëm i GenX Radio gjithashtu shkroi: “Ai ishte një djalë i dashur, argëtues, i cili ishte shumë i dashur nga unë dhe familja ime. Jemi të shkatërruar nga lajmet”./abcnews.al

Lexo me shume