Kush përdor monedhën serbe ndëshkohet, flet Kurti_6642374e654e0.jpeg

Kush përdor monedhën serbe ndëshkohet, flet Kurti

Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar.
Duke nisur nga dita e sotme, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin.
Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth rregullores së BQK-së për përdorim të cash-it.
“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK, nga Kamenica ku po viziton këtë komunë.
Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.
Lexo më tej: Nga nesër Euro monedha e vetme në Kosovë 

Burimi