Kush po kërcënon SPAK?/ Kraja: Kemi presion nga krimi i organizuar dhe zyrtarët e lartë nën hetim

Kur edhe SPAK dhe edhe Prokuroria e kryeqytetit nuk kanë nisur ende hetime për shantazhimin dhe kërcënimin e një gjyqtareje antikorrupsion për të foli hapur Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, kryeprokurori i posaçëm Arben Kraja kujtoi se rreziku vjen nga dosjet e vështira.

“Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK kanë për të trajtuar çështje shumë të vështira me personazhe shumë kompleks, qoftë të krimit të organizuar, por qoftë edhe personazhe, zyrtarë të nivelit të lartë që ju e dini shumë mirë që janë në hetim. Dhe në këtë kuadër, indicia që ka patur edhe kërcënime, ka patur edhe presione. Ju e dini që shumë e prokurorëve por edhe gjyqtarëve të posaçëm kanë mbrojtje që sigurohet me ligj nga shteti, por secili është duke vijuar detyrën ashtu sic e parashikon ligji”.
Ditët e fundit Ambasadorja Amerikane kontaktoi drejtpërdrejtë me gjyqtarët e posaçëm, duke apeluar kërcënuesit e tyre se ka ikur koha e shantazheve, emisarve dhe telefonatave ndërhyrëse. Por ndonëse nuk veçoi emra diplomatja ishte e qartë me sugjerimin për nisjen e hetimeve.

Vazhdimisht gjyqtarët e posaçëm kanë marrë mbrojtje provizore në rastet e masave të sigurisë dhe në gjykim të dosjeve të themelit.
Mungesën e hetimeve për shantazhimin e gjyqtares së Shkalles së parë, Kraja e shpjegoi.
Veç gjyqtares, nën ruajtje të posaçme janë edhe katër prokurorë të SPAK, tre prej tyre për shkak të kompleksiteti të hetimit dhe njëri Arben Kraja për shkak të detyrës.

Top ChannelLexo me shume