Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Metaj. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi. Berisha e bojkotoi sencën.Pro nismës votuan deputetët e PS-së dhe grupi i deputetëve të PD-së që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj. Përpara votimit që u zhvillua pak para mesnatës ishte i pranishëm edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Drafti i PS-së parashikon t’i japë të drejtë Autoritetit të Dosjeve që të rishikojë dhënien e certifikatës nëse dalin prova të reja. Në rast se një zyrtar i lartë rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit ai largohet nga detyra.
Pjesë e nismës së PS-së u bënë edhe disa propozime të Enkelejd Alibeajt të dakordësuara më herët me Taulant Ballën. PD kërkonte që të ketë më shumë lehtësi për marrjen e informacionit.
“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve.
Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë” – thuhet në amendamentin e PD.
br> br>Lexo me shume