La sobën e druve ndezur gjatë natës dhe banesa i mori flakë, ndërron jetë 82-vjeçari

82-vjeçari Shefik Krasniqi ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët. Sipas policisë, zjarri u shkaktua si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru. Mësohet se Krasniqi jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

Lexo me shume