Lajm i mirë për Francën dhe Juventus, Pogba pothuajse i rekuperuar

Juventusi dhe Franca mund të buzëqeshin.

Sipas “L’Equipe”, Pogba po rikuperohet me hapa të mëdhenj nga operacioni në gjurin e djathtë që iu nënshtrua shtatorin e kaluar dhe, duke raportuar sërish se çfarë shkruante gazeta e njohur sportive, Paul do të jetë në dispozicion për Katar 2022.

Një rikthim shumë i rëndësishëm për Juventusin që e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme dhe një lajm i shkëlqyer për Deschamps, pasi Kante nuk do të jetë në Botëror për shkakun e dëmtimit./h.ll/abcnews.al

Lexo me shume