Lajm i mirë për Piolin, ylli i skuadrës gati për ndeshjen me Torino-n

Stefano Pioli mund të buzëqeshë përpara ndeshjes kundër Torinos të planifikuar për të dielën në orën 20:45.

Brahim Diaz ka punuar me grupin në stërvitjen e mëngjesit të sotëm dhe është rikuperuar plotësisht, duke qenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës të “Djallit”.
Ndërsa sa i përket Sergino Dest, ai ende duket se nuk është gati për t’u rikthyer në fushë dhe mbetet në dyshim për këtë takim./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume