Laporta: Do ta shoh Messin të hënën në Paris

Joan Laporta, presidenti i Barçës, ka dhënë një intervistë të gjerë për “Barça TV” në paraqitjen paraprake të El Clasico kundër Real Madridit dhe një nga temat për të cilën u pyet ishte rikthimi i mundshëm i Leo Messit në klubin e Barçës verën e ardhshme.

“Ne kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18 vjetori i debutimit të tij me Barçën, ne planifikojmë të bëjmë disa detaje privatisht. E dimë të gjithë karrierën e tij të suksesshme. Me siguri do ta shoh të hënën në Paris, për Topin e Artë. Ai është një lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder dhe duhet ta respektojmë. Jemi shumë të vetëdijshëm për njohjen e Leos. Ka shumë katalanas që vazhdojnë të veshin fanellën e Leos”, tha Laporta , i cili nuk mund ta fshihte buzëqeshjen kur ai po fliste për rikthimin e argjentinasit dhe mundësinë që ai të mund të luante sërish në Camp Nou.

Kujtojmë se Leo Messi përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain verën e ardhshme, më 30 qershor 2023 dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. Në Barça ata janë të vetëdijshëm për lojtarët që do të jenë të lirë dhe argjentinasi është pa dyshim një nga më të dëshiruarit në treg. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume