Lautaro: Goli vjen atëherë kur nuk e pret, shpresoj të luajmë gjithmonë kështu

Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, foli për “Sky Sport” pas ndeshjes së jashtëzakonshme në Champions League përballë Barcelonës.

“Emocionet janë të shumta, ne u përballëm me një ekip shumë të fortë në fushën e tij, përballë mijëra tifozëve spanjollë. Por unë falenderojë tifozët tanë që ishin të pranishëm, ata janë gjithmonë të rëndësishëm për ne.

A është kthyer Interi?

“Ne shpresojmë. Ne duam të vazhdojmë të gjithë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku duke filluar nga sulmuesit, ndaj Barcelonës luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.”

Sa i lumtur jeni për golin?

“Goli vjen kur nuk e pret, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj. Jam i kënaqur me golin e shënuar nga Gosens, ai punon mirë me ekipin, është një djalë i rëndësishëm për dhomat e zhveshjes. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.”/ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume