Lavdi, para dhe… Skriniar, ja pse Interit i duhet patjetër fitorja ndaj Plzenit

Nëse Interi do të fitojë ndaj Victoria Plzenit këtë të mërkurë në ndeshjen e raundit të pestë të fazës së grupeve, zikaltrit do të jenë automatikisht në 1/8-at, pavarësisht se çfarë do të bëjë Barcelona kundër Bayernit.

Lënia pas e “blaugranave” do të ishte një arritje e madhe dhe jo vetëm për lavdi. Avancimi në fazën tjetër do t’i lejonte klubit zikaltër të arkëtonte rreth njëzet milionë euro, që sipas “Tuttosport” do të përdoreshin për t’i propozuar rinovim e kontratës me 6 milionë euro në sezon plus bonuset mbojtësit Milan Skriniar, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor.
Drejtuesit e Interit do ta gjejnë rrugën, sipas “Tuttosportit”, për ta bindur sllovaku që të herë të zezën mbi të bardhë. Ai do të jetë në qendër të projektit dhe do të ketë edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Handanovicit dhe dhe Brozovicit. Në çdo rast, do të jetë një negocim i shpejtë: duhet një zgjidhje përfundimtare përpara Kupës së Botës, sepse shitja në janar (drejt Parisit) do të bëhej pothuajse e pashmangshme.

Top ChannelLexo me shume