“Leari im nuk e meritonte këtë”, nëna e 32-vjeçarit flet për herë të parë me lot në sy: Djalin ma dhunoi policia

Nëna e Lear Kurtit, të riut që humbi jetën disa ditë më parë në komisariatin e policisë, ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit. Në një intervistë për News 24 ajo ka ngritur dyshime se i biri ishte dhunuar nga policia.

“Leari im nuk e meritonte këtë. Me shenjat që i kam parë ai ishte i dhunuar. E kanë dhunuar tmerrësisht. Kemi marrë një avokat. Unë dua të hiqen njollat që i kanë vënë mbi djalin tim dhe të kërkohet drejtësia. Pse këta fëmijë i marrin dhe i rrahin. le t’i marrin e t’i mbajnë brenda. Leari ka ikur i tmerruar. ai ishte njeri që duronte shumë. Vetëm policia e ka dhunuar se atë e donin të gjithë shokët.”

Lajmi në përditësim…

Lexo me shume