Leçe humb me Udinezen, Ramadani e Berisha në fushë_6642676dc085d.jpeg

Leçe humb me Udinezen, Ramadani e Berisha në fushë

Vjen fitorja e parë për Kanavaron në krye të friulanëve, batuta me Ramadanin.
Leçe u mund këtë pasdite nga Udineze 0-2 në duelin e ditës së sotme në Serie A për javën e 36-të. Në fushë, këtë radhë që nga minuta e parë mesfushori kuqezi Ylber Ramadani i cili përfundimisht ka lënë pas problemet shëndetësore pas shqetësimëve që pati në qafë.
Mjaft interesant një komunikim dhe përqafim gjatë pjesës së parë midis Ramadanit dhe trajnerit të Udinezes, Fabio Kanavaro. Lojtari shqiptar teksa po kryente një rivënje anësore këmbeu batuta miqësore me kampionin e botës dhe më pas vijoji lojën.
Por një tjetër futbollist kuqezi i U21, në forcë të Leçes, u hodh në fushë këtë pasdite. Medon Berisha zbriti në terren në mintën e 56′-të.
Ndërkaq me këtë humbje Leçe nuk i zbeh situatat në rënditje pasi me pikën e marrë javën e kaluar (ndaj Kaljarit 1-1) ka festuar qëndrimin në Serie A. Në vijim do të përballet me Atalantën në shtëpi dhe më pas transferta e Napolit. Sakaq në mbrëmje sfida tjetër Fiorentina-Monza (20:45)./Sportiim.al/

Vazhdo leximin

Burimi