Lejuan legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara, dërgohen në gjyq ish-drejtoresha e ASHK së Sarandës dhe dy specialistët_66432201d020c.jpeg

Lejuan legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara, dërgohen në gjyq ish-drejtoresha e ASHK së Sarandës dhe dy specialistët

Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK si edhe dy specialistë të akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’.
Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha e Kadastrës dhe dy specialistët me iniciale E.S. dhe E. L., kanë lejuar legalizimin e një objekti katër kate në favor të një shtetasi i cili ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Ndaj dy specialistëve, Gjykata Sarandës ka caktuar ditën e djeshme, 13 maj, masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj ish-zyrtares për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për “tjetërsimin e një truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godinë katër kate me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik”.
Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të njohur tregtar në të gjithë territorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit.
Njoftimi i Prokurorisë:
Lejuan legalizimin e një objekti 4-kate me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK dhe dy specialistët për ‘Shpërdorim detyre’
Pas hetimeve disa mujore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka mbyllur hetimet duke proceduar penalisht ish-drejtoreshën e ASHK-SË Sarandë, A.D., nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe  dy ish-specialistet e ASHK Sarandë, E.S. dhe E. L., të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë lejuar legalizimin e një objekti katër kate në favor të një shtetasi i cili ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Ndaj shtetasve më sipër, me vendimin nr. 113, datë 13.5.2024, pas kërkesës së organit të akuzës, është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa ndaj ish-drejtoreshës së ASHK Sarandë, për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar edhe ndaj shtetasit G. H., si personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Nga këto veprime të kundërligjshme të specialistëve dhe ish-drejtoreshës së ASHK Sarandë, është tjetërsuar pasuria (Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik).
Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të  njohur tregtar në të gjithë territorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokale të përfshire në paligjshmëri në ushtrim të detyrave shtetërore.

Burimi