Lejuan ndërtime pa leje të 29 objekteve, pezullohen nga puna 4 punonjës të IMTV-së

4 punonjës dhe ish-punonjës të IMT-së, janë pezulluar nga detyra pasi lejuan që të ndërtoheshin objekte pa leje në Lushnjë. Blutë njftojnë se në pranga ra: Isa Buzin, Xhezmi Zylalin, Kudret Sulon dhe Gjergj Mëhillin. Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4 të pezulluarit, gjatë viteve 2021-2022 kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse të 29 objekteve në bashkinë e Lushnjës. Ndërtimet kanë qenë kryesisht banesa dhe biznese. Punonjësit nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar qytetarët të cilët kanë shkelur ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo me shume