Leli në Athinë, takon kryebashkiakun e kryeqytetit grek: Takimet tona kanë shërbyer për bashkëpunimet mes qyteteve

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka udhëtuar drejt kryeqytetin grek, ku është pritur nga kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakoyannis.

“Në zyrën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, u ndjeva si në shtëpi”, shkruan Leli në rrjetin social “Facebook”, krahas fotove të publikuara.
“Takimet tona paraardhëse kanë shërbyer aq shumë për bashkëpunimet mes qyteteve tona sa sot u duk sikur kurorëzuam një miqësi që e kisha imagjinuar që kur shëtisja, student, nëpër rrugët e këtij qyteti”, shprehet kryebashkiaku i Vlorës.

FOTO GALERI
1/4

Top ChannelLexo me shume