Leopardi sulmon vajzën 16 muajshe dhe e lë të vdekur

Një vajzë 16-muajshe vdiq sot pasi një leopard e sulmoi në një pyll në periferi të qytetit Mumbai në Indinë perëndimore.

Nëna e vogëlushes e kishte marrë me vete për të adhuruar në një tempull, kur një leopard i ka sulmuar duke e plagosur për vdekje vogëlushen. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ajo kishte ndërruar jetë.

Ky është sulmi i dytë i leopardit në zonë që nga fillimi i muajit. Një djalë 4-vjeçar u plagos tre javë më parë, por mbijetoi. Vitin e kaluar, më shumë se 10 persona u vranë nga leopardët.

Pylli ku ndodhi sulmi shtrihet rreth 16 kilometra katrorë dhe ndodhet pranë Parkut Kombëtar Sanjay Gandhi. Është një nga mushkëritë e pakta të gjelbra në Mumbai, kryeqyteti financiar i Indisë./abcnews.al

Lexo me shume