Lëvizje të tjera brenda radhëve të Policisë se Shtetit, Rrumbullaku bën të paktën 30 ndryshime në struktura

Ndryshime te reja brenda radheve te Policise se Shtetit. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka firmosur te tjera ndryshime ne strukturat e policise.

Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr. 4 ne Tirane, ka kaluar ne krye te Komisariatit nr 1. Kete te fundit deri para nje muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Ky i fundit u pezullua ne saje te hetimeve per ndertimet pa leje qe u evidentuan kryesisht ne zonen e liqenit.

Mehmeti eshte tranferuar ne Drejtori te Pergjithshme konkretisht ne Drejtorine e Standarteve, aty ku ishte perpara se te behej Shef Komisariati. Nderkohe ne krye te Komisariatit nr 4 eshte vendosur Luan Hyseni. Burime bejne me dije se jane te pakten 30 ndryshime brenda radheve te policise se shtetit ku jane perfshire edhe studentet ekselente dhe jane vendosur ne emerimet e reja.

Lajmi në përditësim…

Lexo me shume