Lewandowski në tokë, Barça pretendon për penallti. Proteston Xavi

Ka nisur El Clasico numër 250 në histori. Reali i Madridit pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, sfidë që po transmetohet në SuperSport 1. Dy ekipet më të mëdha të futbolli spanjoll, kryesojnë La Liga-n me nga 22 pikë.

Real Madrid – Barcelona 2-0 (Benzema 12′, Valverde 35′)
74′ Barcelona pretendon për penallti pas kontaktit mes Lewandowskit dhe Carvajal, por arbitri vazhdon lojën. Proteston trajneri Xavi.

72′ Mundësi e mirë për Barcelonën, por goditja e dënimit e Robert Lewandowskit ndalet në mur.
52′ Reali shënon sërish me anë të Karim Benzema, por sulmuesi francez është në pozicion të parregullt dhe arbitri anësor anulon golin e kampionëve.
35′- Shpërthen sërish “Bernabeu”, këtë herë është Valverde që e dërgon topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zonës, 2-0.
25′ – E pabesueshme se çfarë humbet Robert Lewabdowski vetëm një metër larg vijës fatale, pas pasimit të Raphinhas.
12′ – Zhbllokohet “El Clasico”. Kundërsulm vrastar i Realit të Madridit nga krahu i majtë, Ter Stegen arrin të ndalë Vinicius Juniorin, por topi shkon te Benzema, që nuk fal, 1-0.
7′- Vinicius Junior shkakton drithërima në portën e Barçës, topi devijohet dhe përfundon në fundore.
Real Madrid-Barcelona është ndeshja e shumëpritur për ditën e sotme teksa El Classico merr vëmendjen e mbarë botës për historinë dhe rivalitetin e madh mes dy klubeve spanjolle. Së fundmi, trajnerët Carlo Ancelotti dhe Xavi Hernandez kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Bie në sy disa mungesa në të dyja kampet teksa te Real Madrid nuk është prezent portieri Courtois ndërsa nga ana tjetër te Barcelona, mungojnë dy qendërmbrojtësit Araujo dhe Christensen me Xavin që i gëzohet rikthimit të Kounde. Ndërkohë, Ancelotti ka zgjedhur të ulë në stol Camavingën ndësrsa nga ana tjetër, De Jong është preferuar titullar para Gavit./SuperSport

Top ChannelLexo me shume