Lewandowski nuk lë ironinë: “Topin e Artë” e fiton Benzema, nëse nuk anulojnë ceremoninë

Ditën e hënë me 17 tetor, do të zhvillohet ceremonia e 66 në histori të Topit të Artë, e cila do të transmetohet live vetëm në Digitalb. Favoriti kryesor për të marrë çmimin prestigjoz të lojtarit më të mirë të vitit është padiskutim Karim Benzema i cili në sezonin 2021-2022 ka fituar çdo gjë me Real Madrid. Për herë të parë pas vitit 2005, nuk do të jetë i nominuar për të fituar çmimin prestigjoz futbollisti që ka fituar më shumë se kushdo tjetër në histori topin e artë  Lionel Messi.

Te lista e favoritëve për të fituar cmimin individual më të rëndësishëm për një futbollist është padiskutim edhe Robert Lewandowski, i cili shkëlqeu përsëri në sezonin 2021-2022.

Në një pronocim për median spanjolle “movistarplus” polaku ka deklaruar se sulmuesi i Real Madrid është pretendenti kryesor për ta fituar topin e artë, por e vetmja mundësi është të mos e anulojnë ceremoninë.

”Benzema është një nga pretendentët kryesor. Nëse nuk e anulojnë, atëherë sulmuesi i Real Madrid ndoshta do ta fitojë këtë vit”-tha polaku.

Gjithçka lidhjet me sezonin 2019-2020, ku ceremonia e topit të artë u anulua për shkak të pandemisë Covid 19. Favoriti kryesor për të fituar çmimin individual atë sezon ishte padyshim Lewandowski i cili bërë një sezon fantastik jo vetëm në planin individual, pasi me Bayernin fitoi shumë trofe të rëndësishëm si Bundesliga apo Champions League.  Në të gjithë sezonin polaku shënoi 55 gola.

Lexo me shume