Liberalizimi i vizave, Arifaj: Nuk është më në dorën e Kosovës, qytetarët janë të zhgënjyer

Analisiti Ardian Arifaj ka folur në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi për vizitën e të Miroslav Lajcak në Kosovë, marrëveshjen me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Arifaj tha marrëveshja me Serbinë do të sillte edhe njohjen nga 5 vendet e BE-së që ende nuk e johin Kosovën dhe kjo do hapte rrugën për anëtarësimin në NATO dhe në bllok.

Ai shtoi se si SHBA, ashtu edhe BE janë të angazhuara për datën 1 nëntor, kur mbaron edhe afati i marrëvehsjes pëqr reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur është fjala për Vuçiç, ai nuk pyetet nëse do të pranohet kosova në OKB. Pengesa kryesore për Kosovën është Rusia që gjithmonë ka kërcënuar se do të përdorë të drejtën e Veto-s.

Në rrethanat e stome nuk duket sikur dikush është i gatshëm të bisedojë me Rusinë për ta pranuar Kosovën. E kemi dëgjuar edhe Rusinë se nuk janë më serbë se serbët. Nëse Serbia dhe Kosova do të arrinin një marrëveshje, ata nuk do të ishin kundër. Gjasat që dikush të negociojë me Rusinë sot janë pothuajse zero.

Kjo është një marrëveshje me Serbinë që do të sjellë edhe njohjen nga 5 vendet e BE -në ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo do t’i hapte rrugë Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Si do të duket teksti i marrëveshjes përfundimtare mbetet të përcaktohet në tryezën e bisedimeve. Për Kosovën është e rëndësishme të ketë të qartë se cilat janë vijat e kuqe për të dhe të bëjë të ditur për opozitën dhe qytetarët se cilat janë pikat ku Kosova mun dtë bëjë kompromis.

Përshtypja ime është që edhe Lajçak dhe Escobar janë më shumë të prekoupuar me datën 1 nëntor kur skadon afati për target dhe kanë frikë se nëse nuk gjendet një zgjidhje deri më 1 nëntor mund të ketë ndonjë eskalim. Prandaj pati një bisedë telefonike të Blinken me Kurtin dhe Vuçiç”, tha Arifaj.

Arifaj nuk la pas as çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, që pas progres raportit të KE-së duket më afër. Megjithatë, Arifaj tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë shumë entuziastë, pasi prej vitesh ky është një vendim që nuk varet më nga Kosova.

“Për fat të keq siç thotë populli aq shpejt jemi djegur me qumështin sa po i fryjmë edhe kosit. Askush në Kosovë nuk ka guxuar të entuziasmohet sot. Dëgjuam një raport se disa shtet të BE kanë kërkuar se edhe nëse do të merret vendimi, të jetë sipas ligjit që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, çdo person që hyn të Shengen të mbahet shënim në një faqe. Pra, nëse do të merret vendimi nuk dihet kur kjo do të hyjë në fuqi.

Është një proces që ka sjellë jo vetëm zhgënjim, por ka thyer zemrat dhe besimin e qytetarëve të kosovës në BE. Ka prekur edhe xhepin e kosovarëve që kanë shpenzuar 10 mln euro për vizat këto vitet e fundit. Nuk është më në duart e Kosovës që 4 vite. Kosova nuk mund të bëjë asgjë tjetër”, tha Arifaj.

 

Lexo me shume