Liberalizimi i vizave/ “Po trajtohemi me standard tjetër”, presidentja e KE-së i bën Vjosa Osmanit një premtim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë takimit, presidentja e KE-së është shprehur se, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja është plotësisht në anën e saj.

Ajo tha se, do të bëjnë përpjekje ta bindin të gjithë këshillin, që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive.

“Sa përket vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. E Kemi thënë edhe në 2018 e kemi përsëritur. Janë plotësuar të gjitha standardet. Jemi plotësisht në anën tuaj. Do të bëjmë përpjekje ta bindim të gjithë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive. ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së”, ka thënë presidentja e KE-së.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani thotë se, Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në thuajse çdo indeks demokratik dhe të sundimit të ligjit në rajon dhe më gjerë, sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër.

“Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në thuajse çdo indeks demokratik dhe të sundimit të ligjit në rajonin tonë dhe më gjerë, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër”, tha Osmani.

Lexo me shume