Librat e përdorur, tekstet e dëmtuara cënojnë cilësinë e mësimit

Me këto tekste shkollore me ushtrime të plotësuara nga faqja e parë deri te e fundit duket sikur nxënësit sapo kanë mbyllur vitin mësimor.

Në fakt, janë vetëm në muajin e parë të vitit të ri shkollor.
“Ja shiko librat e plotësuar..ne i kopjojmë përgjigjet nga aty”.

Librat e shpërndarë falas për rreth 280 mijë nxënësit e arsimit publik 9-vjeçar me qëllimin për të ulur shpenzimet në familjet shqiptare, duket se po cënon cilësinë e mësimit.
Jo të gjithë librat janë të rinj, ka edhe tekste me faqe të grisura, pa kopertina apo me ushtrime të plotësuara.
“Janë të plotësuara të gjitha ushtrimet. Nuk i kanë fshirë mirë. Ja disa faqe të grisura”.
Librat falas të keqpërdorur sipas Anjës 11-vjeçares nuk vlejnë, ndaj është detyruar që të mbajë në shtëpi pakon e librave të dhënë nga Ministria e Arsimit e në klasë të gjashtë të shkoj me librat e rinj që ka blerë vetë.
“Unë i kam blerë.. më kanë shkuar rreth 70 mijë lekë. edhe më shumë po të shtosh e fletore e mjetet e shkollës”.
Disa prindër për shkak të kushteve ekonomike, pranojnë dhuratën e librave të përdorur. Ndërsa disa të tjerë të pakënaqur me zhgarravinat në tekstet shkollore, ju blejnë libra të tjerë.

Top ChannelLexo me shume