Ligj për tokat djerrë/ Kryeministri lajmëron nismën e re ligjore për të nxitur kultivimin e tokave

Kryeministri Edi Rama e vijoi turin paraelektoral në një bashkëbisedim me fermerët e Kafarajt në Fier të cilëve u foli për nevojën e moslënies tw  asnjë pëllëmbe tokë bujqësore pa u punuar.

“Sot kemi ende toka të papunuara, në një përqindje të vogël por ne nuk duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore  jo më hektarë të tërë.  Pranaj, i kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen bahskë me ju dhe njëkohësisht të punojnë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë e të rrijë rehat”
Synimi ynë i përbashkët tha kryeministri duhet të jetë rritja e eksporteve të produkteve bujqësore.

“Shumica dërrmuese e fermerëve e kanë kuptuar, atë që keni kuptuar ju këtu, atë që kanë kuptuar të gjithë fermerët nga veriu në jug dhe që sot falë tyre ne po synojmë 500 milionë euro eksporte nga 130 milionë që eksportonim kur ne nismë këtë rrugë. Domethënë po synojmë të arrijmë këtë vit gjysmë miliardshin e eksporteve. Eksporte frutash, eksporte perimesh.”
Krahas eksporteve kryeministri u pajtua me nevojën e  ngritjes të një sitemi të ri grumbullimi për konsumin e brendshëm.
“Kemi nevojë për një sistem të ri tregjesh, tregje, të cilat të jenë tregje në dispozicionin tuaj shumë më tepër seç janë tregjet ekzistuese që janë shumë të shtrenjtë dhe që ju krijojnë shumë probleme.  Për këtë, kemi 5 të parët që janë projektuar, janë financuar dhe shumë shpejt do jenë në dispozicion. Ashtu sikundër, gjëja që më në fund kryetarët e bashkive e kanë kuptuar pasi më ka vajtur goja mbrapa, bashkimet për të ndërtuar pika grumbullimi, agropërpunimi aty ku ka ende nevojë pa pritur për një sipërmarrës e të vijë ta ndërtojë, se qeveria nuk ndërton dot pika grumbullimi.”

Top ChannelLexo me shume