Ligji i ri i dosjeve, Alibeaj takim me intelektualët: E vërteta të mos keqpërdoret

Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me intelektualët demokratë.

Tema e diskutimit në këtë takim ishte ligji i ri për hapjen e dosjeve të sigurimit, i cili u miratua në parlament të enjten e kaluara.

Alibeaj tha se grupi parlamentar i PD-së ka nisur përgatitjen e amendamenteve për hapjen e dosjeve që në qershor të këtij viti, ndërsa tha se kjo çështje ka qenë gjithmonë pezull në politikën shqiptare.

“Ligjin i hapjes së dosjeve. Do ishte më mirë që ky takmim të ishte bërë para se të zhvillohej votimi në parlament. Miratimi i ligjit për hapjen e plot të dosjeve ka qenë gjithmonë një nga çështjet pezull të politikës. Ky takim me ju është nevojë e brendshme që ndihem të bëj një sqarim publik për atë se çfarë përmban ky proces dhe ligji i hapjes së dosjeve. Çfarë ka ndodhur në momentin kur parlamenti shqiptar votoi amendamentet e paraqitura nga grupi parlamentar i PD-së. Dosjet e sigurimit të shtetit konsiderohen sekret shtetëror. Sekrete shtetëror do të thotë se askush nuk do të mund ti studionte e ti shihte. Grupi parlamentar i PD filloi punën për analizën e amendamentet përkatëse që në qershor”, tha Alibeaj./abcnews.al/

Lexo me shume