Ligji për informimin publik, Manja propozon uljen e gjobave për nëpunësit që nuk japin informacion: E kanë rrogën më të vogël se penaliteti

Ministria e Drejtësisë ka nisur konsultimin publik për disa amendamente në ligjin për të drejtën e informimit ku ndryshimi më i rëndësishëm duket se ka të bëjë me gjobat që marrin institucionet shtetërore nëse nuk japin informacion.

Konkretisht në nenin 18 të ligjit aktual prashikohet se nëse një institucion refuzon të japë informacion, nëpunësi përgjegjës gjobitet me një shumë që varion nga 150 mijë deri në 300 mijë lekë.

Në ndryshimet që janë propozuar në konsultimin publik kufiri minimal nuk do të jetë më 150 mijë lekë, por 50 mijë lekë. Ulja e këtij kufiri mund të shtojë rastet kur institucionet nuk japin informacion, pasi edhe shuma e gjobës do të jetë tre herë më e ulët.

Gjithashtu në të njëjtin nen të gjitha shkeljet e tjera që e kanë kufirin minimal të gjobës 150 mijë lekë, me ndryshimet e reja, kundravajtjen administrative, tani do ta kenë 50 mijë lekë.

Në relacionin që i bashkëngjitet këtij projektligji argumentohet se kufiri minimal i gjobës propozohet të ulet pasi në shumë raste gjoba minimale ka rezultuar disa fish më i madh se paga e nëpunësve publikë.

“Në disa raste, të zbatuara edhe në praktikë, kufiri minimal i masës së gjobës ka rezultuar të jetë disa-fish më i madh se paga e nëpunësve publik dhe vendosja e një mase të tillë gjobe i shkakton një dëm të konsiderueshëm kushteve ekonomike dhe të jetesës së nëpunësit. Dënimi administrativ ka si synim kryesor parandalimin e shkeljes së ligjit, si dhe ndërgjegjësimin e shkelësit dhe jo dënimin e tij. Për këtë arsye masa e gjobës është rishikuar, megjithatë, është treguar kujdes që nga njëra anë të sigurohet proporcionaliteti duke ulur kufirin minimal të gjobës dhe, nga ana tjetër, të garantohet dhënia e një dënimi proporcional në raport me shkeljen, duke mos ndryshuar kufirin maksimal të vlerës së gjobës”, thuhet në relacion.

Neni 18 si është

Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet

  1. Mosrespektimi i dispozitave të këtij ligji passjell përgjegjësi administrative, sipas rasteve të

parashikuara në pikën 2 të këtij neni.

  1. Veprimet dhe mosveprimet, në përputhje me këtë ligj dhe për aq sa nuk përbëjnë vepër

penale, konsiderohen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

  1. a) refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji,

dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. b) mosvënia në zbatim e programit institucional të transparencës, brenda afatit të

parashikuar në pikën 1, të nenit 4, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

  1. c) mosrishikimi i programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar në

pikën 1, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

ç) mosndjekja e procedurave për rishikimin e programit institucional të transparencës, sipas

parashikimit të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

  1. d) moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe

Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000

deri në 100 000 lekë;

  1. dh) mosplotësimi i kërkesave për informa-cione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave

dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin 9, të këtij ligji, dënohet

me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. e) mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe

mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas

parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

ë) mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të

parashikuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. f) dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë

kërkesën e ka informacionin e kërkuar, në kundërshtim me kërkesën e pikës 2, të nenit 12, të

këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. g) mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e

nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër, në kundërshtim me parashikimet e pikës 3, të nenit

12, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

  1. gj) mospërcaktimi paraprakisht i një tarife, mospublikimi, ose caktimi i tarifave abuzive për

riprodhimin dhe dërgimin e informacionit, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, pikat 1 dhe

2, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. h) mosrespektimi i kërkesave të pikës 4, të nenit 13, të këtij ligji, për dhënien falas të

informacionit, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

  1. i) refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit për mënyrën e dhënies së informacionit,

në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në

50 000 lekë;

  1. j) mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për

informim, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në

300 000 lekë;

  1. k) moskryerja e njoftimeve paraprake, sipas parashikimeve të nenit 16, të këtij ligji, dënohet

me 25 000 deri në 50 000 lekë;

  1. l) dëmtimi ose shkatërrimi i dokumenteve zyrtare, me qëllim shmangien e së drejtës për

informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

  1. ll) moszbardhja e dokumenteve zyrtare, në kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim

pengimin e ushtrimit të së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.

  1. Procedurat e konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve

administrative janë ato të parashikuara në ligjin për kundërvajtjet administrative.

Neni 18 si propozohet

Në nenin 18, pika 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

  1. Në shkronjën “a” vlera “150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
  2. Në shkronjën “c” fjalët “në pikën 1, të nenit 5” zëvendësohen me togfjalëshin “në nenin 5”.
  3. Pas shkronjës “ç”, shtohet shkronja “ç/1” me përmbajtjen si vijon:

“ç/1 mos publikimi i akteve brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 7 dhe mos përditësimi i programit institucional të transparencës sipas pikës 4, të nenit 7, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;”

  1. Në shkronjën “d” vlera “50 000” zëvendësohet me vlerën “25 000”;
  2. Në shkronjën “dh” vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
  3. Në shkronjën “e” vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
  4. Në shkronjën “ë” vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
  5. Në shkronjën “f” vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
  6. Në shkronjën “j” vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “25 000”.
  7. Në shkronjën “ll” pas fjalës “zyrtare” shtohen fjalët “fshehja ose çdo veprim apo mosveprim tjetër”.
  8. Pas shkronjës “ll” shtohen shkronjat “m”, “n”, “nj” dhe “o” me përmbajtjen si vijon:

“m) mos njoftimi i kërkuesit për procedurën e rishikimit, mos arsyetimi i vendimit, ose mos njoftimi i vendimit përfundimtar të autoritetit publik, sipas pikës 5 të nenit 17 të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 150 000 lekë.

  1. n) mos caktimi i koordinatorit nga titullari i autoritetit publik ose mos njoftimi pranë Komisionerit mbi këtë caktim, sipas dispozitave të pikës 1, neni 10 dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë.
  2. nj) kryerja e veprimeve ose mosveprimeve, që mund të dëmtojnë rezultatin e procedurës administrative për shqyrtimin e ankesave apo të procedurës së konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve administrative ose që mund të pengojnë konkluzionin e drejtë ose të rregullt të tyre, dënohet me 50 000 deri në 300 000 lekë;
  3. o) mos zbatimi i vendimit të Komisionerit kur ka urdhëruar dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, sipas përcaktimeve të pikës 6/1, të nenit 24, këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.”

Lexo me shume